Së paku katër persona janë lënduar gjatë të shtënave që ndodhën në orët e para të së shtunës në Berlin, njoftuan autoritetet gjermane.
Një zëdhënëse e policisë tha se katër persona janë dërguar në spital pas të shtënave që ndodhën në distriktin Kreuzberg, shkruan Deutsche Welle.
Një fotograf i agjencisë DPA tha se të shtënat ndodhën në Rrugën “Stresemannstrasse”, afër zyrave të partisë së qendrës së majtë, SPD apo Partia Socialdemokrate.
Raportohet se njëri prej personave të lënduar është nxjerrë nga një kanal afër vendit të ngjarjes pasi ishte futur në të në përpjekje për të shpëtuar nga sulmi.
Shërbimet emergjente fillimisht i trajtuar personat e lënduar në vendin e ngjarjes, por më pas i dërguan në spital për trajtim të mëtejmë.
Zëdhënësja e policisë tha se nuk ka shenja për motiv politik të këtij sulmi, por situata ende është shumë e paqartë. Autorët e sulmit nuk janë identifikuar ende dhe kanë ikur shpejt nga vendi i ngjarjes.
Policia e ka filluar operacionin e kërkimit të të dyshuarve. Kërkimi është realizuar përmes një helikopteri dhe përmes patrullimit të policëve përreth një stacioni të trenit.