Një person është plagosur rëndë pasi është qëlluar me armë zjarri gjatë natës në Berlin.
Plumbi dyshohet se ka depërtuar përmes xhamit të përparmë të Mercedes-it dhe ka goditur drejtuesin.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 në rrugën Gottlieb-Dunkel-Strabe, në lagjen Tempelhof.
Pas plagosjes, shoferi humbi kontrollin mbi automjetin, i cili doli nga rruga, kaloi mes disa pemëve dhe përfundoi duke u përplasur me një kabinë tualeti portative, shkruan Bild, përcjell Klankosova.tv.
Autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia rrethoi zonën dhe nisi kërkimet për prova, ndërsa ende nuk dihet nëse sulmi ishte i qëllimshëm ndaj shoferit.
Hetimet po zhvillohen nga njësia e vrasjeve.
Ky është rasti i dytë i të shtënave të raportuara në Berlin brenda pak orësh.
Mëngjesin e së shtunës, në lagjen Pankow, një person i panjohur dyshohet se qëlloi disa herë me armë zhurmuese ndaj një burri. Autori u largua dhe ende nuk është arrestuar.