Të shtëna në New Orleans, tre të vdekur e shtatë të plagosur

Prishtinë | 29 Kor 2018 | 15:38 | Nga

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe shtatë të tjerë janë plagosur pas të shtënave në New Orleans.

Departamenti i policisë i New Orleansit iu përgjigj incidentit të shtunën në mbrëmje. Tre persona raportohet se vdiqën në vendngjarje, raporton KTV. Të plagosurit u dërguan në dy spitale për t’u trajtuar për plagët e marra me armë zjarri. E, gjendja e njërit prej të plagosurve është kritike.

Askush deri më tani s’është arrestuar dhe autoritetet kanë filluar ndjekjen e të dyshuarve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme