Të shtëna në Taukbahqe, plagoset një i ri

Prishtinë | 10 Kor 2018 | 20:53 | Nga

Një person është plagosur pas gjuajtjes me armë në parkun e “Taukbahqes” në Prishtinë.

Lajmin për klankosov.tv e ka konfirmuar Florije Ahmeti, zëdhënësja për media e Policisë.

“Rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në këtë park. Ekipet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për plagosje, ku një person ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit”.

“Viktima e këtij rasti mashkull L.D 22 vjeç, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor kanë identifikuar disa nga personat e përfshirë në rast dhe janë duke punuar në ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme