Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, do të organizojnë protestë gjithëpopullore në mbështetje të kryetarit të AAK-së, dhe ish-komandantit të Dukagjinit, Ramush Haradinaj.
“Ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim partie a shoqate, që të na bashkëngjiten në protestë, ditën e shtunë me datën 21 janar 2017 ora 13:00, në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së.
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është ndaluar më 4 janar nga autoritetet franceze në bazë të një fletarresti serb.