Për korrektësi dhe transparencë të plotë para publikut, Teatri “Adriana” njofton se nga dy shfaqjet “Derisa vdekja nuk na ndanë” dhe “UN Inspektori” fondi nga shitja e biletave të së cilave i është dedikuar kontributit për shërimin e të riut Jetmir Vehbiu, janë grumbulluar 424 Euro.
Këto mjete të hënën do t’i transferohen familjes Vehbiu në llogarinë e hapur për këtë rast.
Teatri “Adriana” falënderon publikun ferizajas e më gjerë për shpirtin solidar.