Prishtinë, 1 tetor – Përgjysmë më pak ka pasur publik Teatri Kombëtar i Kosovës, në periudhën janar-shtator të këtij viti, kur krahasohet me shifrat e vitit të kaluar. Deri në shtator, 6 mijë e 178 shikues i kanë parë shfaqjet e institucionit kryesor teatror në vend. E gjatë periudhës janar-qershor të vitit 2017, TKK-ja kishte pasur 10 mijë e 349 shikues.
Rrjedhimisht sivjet është më e ulët edhe shifra e të hyrave vetjake të këtij institucioni. Menaxhmenti i Teatrit Kombëtar të Kosovës ka konfirmuar shifrat dhe ka dhënë disa arsye për rënien e numrit të publikut. Ndër to përmendet mungesa e reprizave dhe mohohet se kjo rënie ka të bëjë me nivelin e shfaqjeve që janë realizuar sivjet në skenën e TKK-së, shkruan sot Koha Ditore.
“Nga të dhënat që ne i posedojmë, numri i shikuesve në shfaqjet e dhëna në TKK për periudhën janar-shtator 2018 ka qenë 6 mijë e 178 shikues. Gjithsej numri i shfaqjeve është 128, premiera 9 dhe repriza 119”, është shkruar në përgjigjet e dërguara për gazetën. Po ashtu, aty janë dhënë edhe të dhëna për të hyrat vetjake