Tejkaloi shpejtësinë, shoferi në Ferizaj gjobitet me 500 euro dhe i hiqet patentë shoferi për 1 vit

| 27 Kor 2023 | 18:18 | Nga

Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot rreth orës 13:30, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj ka ndaluar një shofer të moshës 24-vjeçare, D.B., i cili ka tejkaluar shpejtësinë.

Në zonën e kufizimit 50 km/h, ai ka vozitur me shpejtësi 107 km/h.

Shoferi është dënuar me 500 euro dhe një vit heqje e patent shoferit.

Të ngjashme