Nervoza është fenomen i cili e shoqëron çdo person në ndonjë fazë gjatë ditës, por ka persona të cilët janë më të ngarkuar dhe kanë nivele më të larta të nervozes, prandaj e kanë edhe më të vështirë të qetësohen.
Kësisoj, ju sjellim më poshtë një ushtrim me frymëmarrje nga Andrew Weil, doktor, i cili do t’ju qetësojë.
Provojeni teknikën e frymëmarrjes 4-8
Mbajtja e frymës mund t’i shqetësojë disa njerëz, dhe pikërisht për këtë arsye ju nuk keni nevojë ta mbani frymën shtatë sekonda (siç parashohin teknikat e zakonshme). Me gojë të mbyllur dhe majën e gjuhës të mbështetur prapa dhëmbëve që gjenden në pjesën e lartë të gojës, merrni frymë lehtë përmes hundës dhe numëroni deri në katër. Lirojeni frymën ngadalë deri në tetë sekonda.
Këtë proces përsëriteni tri herë.