Teknika si ta ktheni një ditë në favorin tuaj

Prishtinë | 03 Pri 2023 | 21:51 | Nga Ekonomia Online

Çdo ditë është e vyer. Ndaj, ka teknika me disa elementë për ta bërë ditën tuaj të bukur. Më poshtë keni disa sugjerime:

Pyesni veten se çfarë ju bën të ndiheni keq. Kushtojuni vëmendje imazhit, zërit apo fjalëve që ju vijnë në mendje

Mos harroni emocionet tuaja janë sinjale alarmi që duan t’ju tregojnë se cilës gjë duhet t’i kushtoni ndoshta më shumë vëmendje. Çdo emocion i brendshëm lidhet me një imazh të brendshëm, është i lidhur me një tonalitet zëri apo me fjalët që i flisni vetes.

Kërkoni mesazhin që ky X emocion ju përçon

Emocionet negative janë thjesht transmetues të mesazheve që dërgohen nga truri për t’ju thënë që diçkaje t’i kushtoni vëmendje. P.sh. nëse jeni një ditë para një takimi të rëndësishëm dhe diçka ju shqetëson, atëhere subkoshienca mund të dojë t’ju thotë: “Sigurohu që je përgatitur”.

Pasi merrni këtë mesazh, veproni

Nëse marrim shembullin më sipër, ndoshta ju duhet të përgatisni një list të gjërave që keni për të thënë dhe nëse diçka nuk e keni të qartë, shiheni edhe një herë.

Pas kësaj bëni një dalje, që ky/këto mesazhe mos të kthehen përsëri.
Unë vetë me metodologjinë e Programimit Neuro Linguistik kam mësuar sesi ta zvogëloj imazhin që më shfaqet brenda mendjes sime. Si?Mbyllini sytë, imazhit hiqini çdo ngjyrë, zvogëlojeni sa më shumë, ndoshta sa një qindarkë dhe me mendjen tuaj dërgojeni sa më larg, aq sa të bëhet si një pikë e vogël, aq sa të zhduket në largësi. Nëse ky imazh vazhdon të shfaqet, do të thotë se ju duhet të punoni shumë më tepër me veten për të gjetur arsyen e vërtetë, këtu fillon procesi i ndryshimit, i cili do kohën e vet.

Programoni të ardhmen që ju dëshironi

Në fund imagjinoni një event, takim apo çfarëdo që ju pret, hap pas hapi ashtu si do donit ju të ndodhte. Nëse marrim përsëri rastin më sipër, unë krijoj në mendjen time një film sikur po e shoh në një ekran gjigant kinemaje, me ngjyrat që dua unë, me lëvizjet, fjalët perfekte që unë dua dhe e shoh këtë film nga fillimi deri në fund (si hyj në këtë takim, cila është gjuha ime verbale që përdor, po ajo joverbalja, çfarë them, si buzëqesh etj), pra një film me fund të lumtur.

Pra, në fund gjithë procesi është i pastër, i thjeshtë dhe shumë efektiv.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme