Alfa Romeo muajin e ardhshëm sjell dy modele të reja

Prishtinë | 14 Maj 2018 | 12:57 | Nga

Kompania e njohur italiane, Alfa Romeo, muajin e ardhshëm pritet që zyrtarisht të prezantojë modelin e ri Giulia në version Coupe dhe një SUV të madh.

Revista Autocar shkruan se informacionet zyrtare lidhur me këto dy vetura do të bëhen të ditura muajin e ardhshëm nga njeriu i parë i grupit FCA, Sergio Marcione.

Alfa Romeo Giulia Coupe do të ketë motor hibrid 2.9-litër Bi-Turbo V6, ndërsa duke iu falënderuar elektrifikimit të motorit dhe sistemit për rikuperimin e energjisë, fuqia e përgjithshme e kombinuar do të jetë mbi 640 kuajfuqi.

Modeli Giulia Coupe do të arrijë në sallonet e shitjes vitin e ardhshëm.

Muajin e ardhshëm do të dihen edhe më shumë detaje lidhur me modelin tjetër më të ri SUV-in e madh, i cili në gamë do të marrë vendin nën modelin Stelvio, transmeton ksp. Ky SUV pritet të vijë me motor benzinë 2.0-litër Turbo, i cili me mbështetjen elektrike do të zhvillojë rreth 400 kuajfuqi. Premiera e kësaj veture është planifikuar po ashtu për vitin e ardhshëm.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme