Apple vazhdon të kopjojë Androidin

Prishtinë | 05 Qer 2018 | 15:24 | Nga

Apple njoftoi se do të ndryshojë mënyrën se si përdoruesit e iPhone do të shohin njoftimet në telefonat e tyre. Me lançimin e iOS 12 këtë vit, njoftimet do të grupohen në një aplikacion.

Këto njoftime të grupuara, do t’jua bëjnë më të lehtë menaxhimin e një numri të madh njoftimesh tha zëvendës presidenti i inxhinerisë së softuerit Craig Federighi.

“Njoftimet grupohen jo vetëm nga aplikacioni, por gjithashtu nga tema,” tha Federighi.

Me fjalë të tjera, të gjitha njoftimet tuaja, do të grupohen së bashku në varësi të aplikacionit nga vijnë, duke mos e ngakuar kështu ekranin e telefonit tuaj.

Njoftimet e grupuara mund të tingëllojnë të dëgjuara për disa përdorues të Android; një funksion i ngjashëm është i pranishëm në Android prej disa kohësh.

Megjithatë fansat e iPhone duken shumë të entuziasmuar:

Cody Crouch@iTwe4kz

Grouped notifications! FINALLY!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme