Fundi i një epoke për “pionierët” e internetit, shiten kompanitë Yahoo dhe AOL

Prishtinë | 03 Maj 2021 | 20:03 | Nga Ekonomia Online

Bota e informacionit dhe mediave elektronike po ndryshon me ritme që do të ishin të paimagjinueshme vetëm 10 vite më parë. Markat që u shndërruan në simbol global të fillimeve të epokës digjitale, tashmë po luftojnë për mbijetesë, të “shtypura” nga konkurrenca e fortë e viteve të fundit, që tërheqin më shumë gjeneratat e reja.

Kjo po ndodh edhe me dy emra tejet te njohur, si AOL dhe Yahoo. Dy sipërmarrjet u shitën sot nga ish-pronarët e Verizonit për rreth 5 miliardë dollarë. Sipas informacioneve, blerësi është kompania Apollo.

Për ekspertët e fushës, lëvizja mund të parashikohej, nga momenti që gjiganti i komunikacionit Verizon prej kohësh po mundohet të shesë kompanitë e veta mediatike, dhe vjet shiti HuffPost e Buzzfeed. Në optikën e Verizonit, Yahoo dhe AOL do shkriheshin për të krijuar një platformë të fuqishme, të quajtur Oath, që do të mund të konkurronte Googlen dhe Facebookun, por eksperimenti dështoi.

Ndërkohë, Apollo i ka blerë kompanitë me një çmim shumë më të ulet sesa ai që mund të mendohej vetëm disa vite më parë.

Të ngjashme