Gjigantët e heshtur të internetit

Prishtinë | 29 Gus 2016 | 00:58 | Nga

Të gjithë e dimë i njohim lojtarët më të rëndësishëm në internet: Facebook, Amazon, Google, eBay…

Por ka edhe organizata të tjera të mëdha që kanë po ashtu shumë influencë për të cilët ndoshta as nuk keni dëgjuar më parë. Kjo ndodh pasi ata operojnë në zona të ndryshme, ose sepse ata nuk i shesin produktet e tyre direkt tek përdoruesit, por tek kompani të tjera të teknologjisë.

Ja disa nga gjigandët e padukshëm të internetit:

1. Digital River

2

Digital River nuk do të flasë shumë për shifra, por ne dimë se në 2014 ai kishte të bënte me pagesat online të një vlere prej 30 miliardë dollarë. Firma përfshihet në shërbimet e reklamimit të bizneseve për produktet që ata duan të ofrojnë në internet. Disa nga firmat më të njohura të lojërave si Samsung, Logitech, Microsoft dhe HTC janë gjithashtu klientë të Digital River.

2. Priceline Group

priceline-650-80

Faqja e rezervimeve të udhëtimeve Priceline renditet e 8-ta si kompania më e madhe në internet për këtë shërbim duke operuar me më shumë se 200 vende të ndryshme të botës nën emra si Booking.com, Priceline.com, Agoda.com, KAYAK, Rentalcars.com dhe OpenTable.

3. Indeed.com

3

Alexa e rendit Indeed.com të 54-ën në Amerikë dhe të 146-ën në Botë, e gjendur në 50 shtete dhe në 28 gjuhë të ndryshme, dhe është faqja që liston më së shumti vende të lira të punës për ata që kërkojnë online për shërbime punësimi.

4. Tier 1

1

Rjeti i Tier përbëhet nga disa rrjete interneti të cilat mund të kontaktojnë më njeri-tjetrin dhe që në fakt janë struktura mbajtëse e internetit. Mbështetësit përfshijnë AT&T, British Telecom, Equant dhe MCI, organizata të njohura si motori i internetit.

5. Tencent

4

Tencent është një firmë gjigande shumë e njohur në Kinë. Ajo është një ndër më të mëdhatë në internet dhe përfshin rrjete sociale, portale të ndryshme, faqe për të blerë online dhe shumë lojëra. Në perëndim ajo njihet për aplikacionin e saj WeChat i cili është programi më popullor në botë për mesazhet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme