HTC “publikon” detajet e modelit U Ultra

Prishtinë | 11 Jan 2017 | 13:06 | Nga

HTC nesër do ta mabjë konferencën për media për modelin e ri të saj të telefonit të cilin e ka emërtuar si ‘for U’. Më saktë, U tani thuhet se qëndron për emrin e këtij modeli që do të jetë HTC U Ultra.

Disa nga fotot e HTC U ultra tashmë kanë rrjedhur online bashkë edhe me disa specifika të këtij modeli të ri të pajisjes nga kompania tajvaneze.

HTC U Ultra thuhet se do të vijë me një ekran të diagonales prej 6 inç me rezolucionin Quad HD prej 2560 x 1440 pikselëve dhe procesorin e ri Qualcomm Snapdragon 835.

Karakteristikat tjera të telefonit do të përfshijnë edhe 4GB RAM dhe 64GB hapësirë të brendshme për ruajtje, si dhe baterinë me 4000 mAh dhe Android Nougat.

Këto janë të dhënat vetëm deri më tani për U Ultra nga HTC, ndërsa detajet e plota vijnë nesër në ngjarjen mediale që do të mbajë HTC.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme