Lansohen zyrtarisht iPhone XS dhe XS Max

Prishtinë | 12 Sht 2018 | 19:52 | Nga

Është prezantuar telefoni më i ri i kompanisë Apple, iPhone Xs.

Ky telefon sipas shefit të kompanisë, Tim Cook, është telefoni më i avancuar që ka krijuar ndonjëherë Apple. Kompania ka thënë se ai është me ekranin më të qëndrueshëm në botë.

Është rezistent ndaj ujit dhe vjen me disa versione ngjyrash.

iPhone Xs vjen me dy versione ekranesh, 5.8-inç dhe 6.5-inç, që është më i madhi në histori të Apple-it.  Versioni i madh do të quhet iPhone Xs Max.

Telefonat e rinj të kompanisë kanë deri në 512 gigabajt hapësirë të brendshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme