Ora R1, veturë elektrike kineze për qytet së shpejti edhe në Evropë

Prishtinë | 08 Dhj 2018 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Kompania kineze e veturave, Great Wall, paralajmëron rikthimin e saj në tregun evropian nga viti 2020.

Kjo kompani, dikur pati prodhuar disa nga modelet e saj në Bullgari por ky rikthim në Evropë do të përfshijë vetëm një veturë elektrike për qytet, së paku për fillim, transmeton Koha.net. Fjala është për Ora R1, një veturë e gjatë 3.5 metra, e gjerë 1.6 metra, e lartë 1.5 metra dhe me boshtin e rrotave prej 2.5 metra.

Versioni për tregun kinez ka motorin elektrik me kapacitet prej 35 kW/48 kuajfuqi, ndërsa të dhënat për autonominë me vetëm një mbushje të baterisë litium-jon ende nuk janë zbuluar.

Kjo veturë elektrike për qytet, e cila ka hapësirë për katër persona, peshon më pak se një ton (990 kilogramë). Po ashtu, Ora R1 vjen me rrotat prej 15-inç.

Detajet më të hollësishme për tregun evropian ende nuk janë zbuluar, por duhet theksuar se Great Wall tregun në Kontinentin e Vjetër do ta zgjerojë edhe me disa modele tjera të reja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme