Pavarësisht skandalit, Mark Zuckerberg thotë se është më i mirë për ta drejtuar Facebook

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 09:53 | Nga

Pavarësisht skandalit të fundit të kompanisë së tij nga konsulenti politik ”Cambridge Analytica”, Mark Zuckerberg ka insistuar se ai është ende personi më i mirë për të drejtuar Facebook.

“Kur po ndërton diçka si Facebook, e cila është e pashembullt në botë, ka gjëra që mund të bëhen rrëmujë”, është shprehur ai.

“Ajo që unë mendoj se njerëzit duhet të na mbajë përgjegjës është nëse po mësojmë nga gabimet tona”.

Përveç faktit që shefi ekzekutiv i Facebook-ut, Zuckerberg është kryetar i bordit të kompanisë, kur u pyet nëse pozita e tij ishte diskutuar, ai u përgjigj:

“Jo me sa e di unë!”.

Mundësia e thjeshtë që lidershipi i tij është në pikëpyetje është një skenar që disa e kishin parashikuar edhe një muaj më parë thekson BBC.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme