Prodhuesit kinez të parët në tregun global për telefona, Samsung mbetet prapa

Prishtinë | 02 Nën 2016 | 09:30 | Nga

Samsung po përballet me konkurrencë në rritje nga prodhuesit kinez të telefonave. Për herë të parë në histori, prodhimi i kombinuar i prodhuesve kinez Huawei, Oppo dhe Vivo ka tejkaluar pjesëmarrjen globale të tregut të Samsung në periudhën korrik-shtator.

Sipas firmës hulumtuese IDC, Samsung ka prodhuar 72.5 milionë pajisje në këtë tremujor, duke i mundësuar kështu kompanisë një pjesëmarrje në treg prej 20 për qind, 2.1 për qind më pak nga periudha paraprake.

Në anën tjetër, firmat kineze në kombinim kanë prodhuar një total prej 80.1 milion njësive, që llogaritet në 22.1 për qind pjesëmarrje në tregun global.

Rënia e pjesëmarrjes së Samsung duhet të ketë lidhje me dështimin e Galaxy Note 7 pasi që kompania ka futur shumicën e burimeve të saj në riparim, riprodhim dhe shpërndarje të mbi 2.5 milion njësive pas tërheqjes së parë të Note 7 më 15 shtator.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme