Rikthehet Nokia, modeli i ri në shitje

Prishtinë | 27 Shk 2017 | 14:52 | Nga

Pavarësisht se jetojmë në epokën e Smartphone-ve, celulari historik do të mbetet gjithmonë ai, Nokia 3310.

Me një bateri që zgjat me ditë të tëra dhe material aspak delikat, tani, ai duket si ëndërr për gjeneratat e Iphone-ve.

Por ajo që jo të gjithë e dimë, është se Nokia ikonike ka lansuar të dielën modelin e ri 3310, me një bateri më të mirë se më parë.

Pas shumë vitesh shkëputje, kompania prezantoi modelin e ri, me një dizajn më të sofistikuar dhe çmim më të lirë.

Vetëm 59 euro, Nokia 3310 do të vijë në 4 ngjyra: i zi, i kuq, i verdhë dhe gri. Përveç memories, do të ketë dhe kamera më të zhvilluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme