Risia e Samsung Galaxy S8

Prishtinë | 03 Nën 2016 | 10:20 | Nga

Samsungu duket se do të jetë kompania e parë që do të sjellë bukurinë e telefonit që në pjesën e përparme shërben tërësisht si ekran.

Kjo veçori pritej të vinte që shumë vjet te iPhone, por sipas “The Investor”, Samsungu me S8 do t’i afrohet më së shumti kësaj risie.

Telefoni i ardhshëm i gjigantit korean pritet të ketë më shumë se 90 për qind të hapësirës përpara, që do të shërbejë si ekran.

Deri tani telefonat kanë pasur rreth 80 për qind ekran, ndërsa me 10 për qind më shumë do të bëhet ndryshim i madh, sidomos për ata që duan të shohin filma.

Samsungu po ashtu ka bërë të ditur se synon që shumë shpejt të “godasë” edhe me telefonin që ka 99 për qind ekran.

Mbetet të shihet nëse kjo është e vërtetë, kur Samsungu të zyrtarizojë Galaxy S8.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme