Rolls Royce Phantom V i restauruar në veturë tërësisht elektrike

Prishtinë | 21 Gus 2020 | 10:52 | Nga Ekonomia Online

Ky është Rolls Royce Phantom V i vitit 1961, njëra nga veturat më të mira në histori, por i restauruar në veturë elektrike e cila tani as nuk e ndotë ajrin.

U lajmërua së pari në vitin e kaluar dhe i shndërruar në veturë elektrike nga kompania Lunaz, e cila i merr veturat e vjetra dhe i bën me rrymë, sapo ka nisur prodhimin e Rolls Roycave tërësisht të ri.

Mirëpo gjenerata e re e këtyre veturave klasike do të kushtojë 500.000 funta (Mbi 558 mijë euro), shkruan Top Gear.

Në vend të motorit të vjetër, tani ka një bateri prej 120kWh dhe shkon deri në 482 km me një mbushje. Teknologjia e baterisë po mbahet fshehtësi, por thuhet se kanë kapacitet edhe për t’u mbushur në shtëpi.

Gjithashtu ka gjëra të tjera të reja si navigim satelitor, WiFi, aklimatizim të ri, ndërsa frenat, timoni dhe elektronika janë testuar dhe rregulluar në tërësi.

Vjen në dy ngjyra, brenda është nga lëkura, ka drurin origjinal nga viti 1961 dhe ka vend për 8 persona, me një bar për pije të vetin, transmeton KOHA.

Do të krijohen vetëm 30 makina dhe prodhimi tashmë ka nisur. Ajo që duhet janë vetëm gjysmë milioni funta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme