Sfida për t’ia ndërruar kahun tregut të automobilave

Prishtinë | 11 Gus 2019 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Automobilat elektrikë do të bëhen më të lirë dhe do të ecin më shumë me një mbushje të vetme, sipas të gjitha parashikimeve. Megjithatë, akoma blerësit kanë një shqetësim të madh se si do ta mbajnë të mbushur një automobil elektrik në rrugë të gjata.

Pompat e benzinës janë gjithandej. Në një dalje të autostradës mund të ketë madje shumë prej tyre me pompat e mbushura e të gatshme për shërbime. Procesi është i shpejtë: Mbushet rezervari për pak minuta. Nuk ka nevojë të bëhen shumë plane për rimbushje. Kur rezervari shkon drejt uljes së nivelit, thjesht shoferi mund të ndalet e të rimbushë rezervarin dhe të kthehet në autostradë. Pije e ushqim ka pothuajse në të gjitha ato pika të mbushjes, shkruan Koha Ditore.

Megjithatë, në botë nëpër autostrada ka pak rimbushës për automobila elektrikë. Edhe pse ka avancime në teknologjinë e mbushjes dhe të baterive, akoma merr shumë kohë për të mbushur një bateri në krahasim me rimbushjen e automobilave tradicionalë me djegie.

Për edhe më keq, shumica e mbushësve të shpejtë të automobilave elektrikë nuk janë të pozicionuar afër dyqaneve apo restoranteve. Pasi që shoferët duhet të presin gjatë për mbushjen e plotë, nuk ka shumë çfarë të bëhet veçse të qëndrojnë në automobil teksa ai mbushet për rreth gjysmë ore, shkruan CNN. Teksa disa prej këtyre mbushësve janë të pozicionuar nëpër autostrada me pushimore, shumica janë nëpër parkingje të qendrave tregtare, nëpër kompani të automobilave apo hotele ku mund të rrinë shoferët.

Më shumë mbushës nëpër rrugë, më shumë automobila elektrikë

Automobilat elektrikë nuk duhet të mbushen vazhdimisht me mbushës të shpejtë. Shumicën e kohës, automobilat elektrikë mbushen nëpër shtëpi apo punë, duke përdorur mbushës të ngadalshëm që marrin gjashtë deri tetë orë kohë. Mbushësit e shpejtë janë ndryshe. Ata janë të dizajnuar ta mbushin baterinë – jo të plotë, por zakonisht deri 80 për qind – ashtu që njerëzit të vazhdojnë rrugën.

Të ngjashme