“Xiaomi” paralajmëron kamerën 108MP për Mi Mix Alpha

Prishtinë | 27 Sht 2019 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Xiaomi e ka publikuar një teaser për kamerën 108MP, e cila ka shumë të ngjarë të jetë tipar i pajisjes së ardhshme, raporton GSMArena.

Publikimi i “Xiaomit” në faqen Weibo flet për “epokën 108MP”, por gjithashtu e përmend rezolucionin prej 12032 x 9020 pikselësh, gjë që në përkthim tregon në 108MP, shkruan KOHA Ditore.

Image

Publikimi gjithashtu e përmban foton, me të cilën “Xiaomi” dëshiron të na tregojë se edhe me zoomim prej 8x, fotoja i ruan detajet e bukura. Mbetet për t’u parë se cilat do të jenë rezultatet e kamerës në kushtet e ndriçimit më të ulët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme