Tekstet e historisë kanë të dhëna të pasakta, nxënësit të informohen për dëmet e luftës

Prishtinë | 27 Tet 2017 | 10:18 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përmbajtja e teksteve shkollore ka krijuar konfuzitet tek nxënësit dhe me përmirësimi i tyre do të ndikojë në përballimin më të lehtë të së kaluarës.

Kështu u tha në tryezën e organizuar sot në të cilën u trajtua “Ballafaqimi me të kaluarën në tekstet shkollore të Historisë dhe të Edukatës Qytetare”, raporton Ekonomia Online.

Tryezë kjo  e cila u mbajt në kuadër të shkollës pesëditore për drejtësinë tranzicionale me studentë nga drejtime të ndryshme.

Bekim Blakaj, Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, tha se gjatë rishikimit të teksteve shkollore kanë hasur në të dhëna të pasakta.

“Gjetjet tona ishin se kjo pjesë e historisë përmban të gjetura të pasakta dhe ne kemi menduar se kjo mund të ndërrohet dhe nxënësit mund të informohen për dëmet e luftës nga periudha për të cilën ne po flasim. Ne mendojmë se  çdo person që  arrin moshën madhore duhet të ketë disa të dhëna bazike mbi drejtësinë tranzicionale”.

Fatmir Bytyqi nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), tha se puna që duhet të vërehet është e vështirë mirëpo sipas tij, puna që do të bëhet do të ndihmojë që sa më lehtë të kalohet ajo që ka ndodhur, raporton EO.

“Ne si shtet i ri e kemi një histori që edhe shtete që kanë nga 600 vjet histori nuk mund të kenë ato që kanë ndodhur këtu. Kjo formë e të mësuarit ka krijuar një konfuzionet tek ana jone. Ne në këtë situatë kemi evoluar me ndihmën e të huajve që na kanë ndihmuar dhe na ndihmojnë”.

“Por jemi para në këtë situate kur a mundemi ne me fshi komplet atë të kaluarën megjithatë është puna është vështirë që të bëhet por besoj që me punën që të bëhet do të ndihmojë të kaloj më lehtë atë qe kemi kaluar”, tha ai.

Të ngjashme