Telefoni i palosshëm i Google prezantohet në patentë

Prishtinë | 18 Mar 2019 | 11:12 | Nga Ekonomia Online

Si duket Google dëshiron t’u bashkohet kompanive të cilat tashmë i kanë prezantuar ose paralajmëruar telefonat fleksibil/të palosshëm, ndërsa kjo është e bazuar në patentën më të re të kompanisë, raporton GSMArena.

Patenta e zbulon një dizajn të ngjashëm me Motorola Razr 2019, ndërsa pajisja paloset nga brenda, ashtu si Galaxy Fold. Patenta gjithashtu e përshkruan kufirin ndërmjet dy gjysmave të telefonit, gjë që është kërkesa aktuale e bazuar në teknologjinë e përdorur në telefonat fleksibil, shkruan KOHA Ditore

Image

.

Si gjithmonë, duhet pasur parasysh se zgjidhjet nga aplikimi për patenta nuk materializohen gjithmonë, dhe kjo është veçanërisht e vërtetë për Google, kompani kjo e njohur për zgjidhjet dhe konceptet testuese. Nga ana tjetër, nëse publikohet si produkt specifik, telefoni fleksibil i Google mund të duket dukshëm ndryshe nga ajo që e përshkruan patenta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme