Televizioni francez vë notat e “Euro 2016”, Shqipëria si Gjermania

Prishtinë | 13 Kor 2016 | 19:14 | Nga

Televizioni kombëtar francez Tf1 ka bërë një vlerësim për të 24 skuadrat, duke i ndarë me grupe sipas notave që kanë marrë, nga ato që shkëlqyen, deri te ato që dështuan plotësisht në këtë aktivitet.

Shumë mirë

Skuadrat që përfshihen në këtë kategori nga televizioni i njohur janë padyshim Portugalia fituese, e ndjekur nga Uellsi që arriti gjysmëfinalet si dhe Islanda që kaloi fazën në grupe dhe më pas eliminoi Anglinë.

Mirë

Edhe pse u mund në finale, Franca vlerësohet për paraqitjen e saj, pasi ky ishte objektivi që i ishte vënë skuadrës para turneut. Të njëjtin vlerësim kanë marrë Italia, Polonia, Irlanda e Veriut dhe Hungaria, të cilat kanë tejkaluar pritshmëritë në këtë aktivitet.

Të pranueshme

Në këtë grup bën pjesë Shqipëria, ekipi më i vlerësuar mes atyre që nuk arritën të kalonin fazën në grupe të turneut. “Ajo u eliminua para fazës me kualifikim direkt por ishte në garë dhe u mund për pak gjë ndaj Zvicrës dhe Francës, ndërsa arriti të mposhte Rumaninë”, shkruhet në përshkrimin për paraqitjen e kuqezinjve. Përkrah Shqipërisë, mes skuadrave që kanë marrë notën kalueshëm është edhe Gjermania favorite, që u eliminua në gjysmëfinale, si dhe Kroacia, Zvicra, Irlanda dhe Sllovakia, të gjitha ekipe që kaluan fazën e grupeve.

Të pamjaftueshme

Mes skuadrave që nuk konfirmuan potencialin e tyre ishin Belgjika, Turqia dhe Rumania.

Shumë të pamjaftueshme

Spanja është zhgënjimi më i madh i turneut, e ndjekur nga Anglia, dy kombëtare të cilat pritej të bënin shumë më tepër në këtë aktivitet. Përkrah tyre janë skuadrat e Austrisë, Suedisë, Rusisë, Ukrainës dhe Republikës Çeke që ishin thjesht kalimtare në Euro 2016.

Të ngjashme