Televizioni shtetëror rus, ka transmetuar një regjistrim të një bisede telefonike ku dyshohet të ketë qenë zë i vajzës së agjentit rus, Sergei Skripal, të cilët u helmuan me lëndë nervore në Britaninë e Madhe.
Siç thekson BBC, vajza e agjentit rus, Yulia Skripal është dëgjuar të ketë biseduar me kusherirën e saj ndërsa ka treguar për shëndetin e saj:
”Jam mirë”.
“Gjithçka është në rregull. Babai është duke pushuar tani, duke fjetur, shëndeti ynë është i mirë. Nuk ka gjëra të pariparueshme, unë do të lirohem së shpejti”, është shprehur Yulia në bisedën telefonike me kusherirën e saj Victoria Skripal.
Victoria po ashtu ka thënë se pret të bëjë një vizitë në Mbretërinë e Bashkuar nëse ia aprovojnë vizën.