Ai është një ndër këngëtarët më të famshëm të estradës muzikore të shtetit turk.
Tarkan ka kohë që nuk ka sjell ndonjë këngë të re, por po vazhdon të mbajë koncerte të ndryshme.
Megjithatë super ylli ka gjetur pakës kohë që të relaksohet në këto temperatura të ulëta që po mbretërojnë.
Këngëtari për këtë ka zgjedhur të pushojë në një vend malor, teksa ka sjell edhe imazhe të ndryshme.
Ai ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në shoqëri të disa qenve.
Artisti 46-vjeçar ka bërë apel që të mbrohen qentë në kohën që po temperatura kanë rënë tejet shumë në Turqi.
“Shiu, dëbora na ka ardhur kah dera. Në këtë mot të ftohtë, t’u dalim në ndihmë qenve endacak”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Ndryshe, Tarkan është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë vitit të ardhshëm.
https://www.instagram.com/p/BqMvP2lnuQq/