Shqipëria do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga -6ºC deri në 03ºC, në zonat e ulëta nga 00ºC në 09ºC dhe në zonat bregdetare nga 05°C në 11ºC.
Era do të fryej në drejtim Verilindor me forcë valëzimi deri në 2 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje të izoluara ku në zonat e thella do të jenë në formën e dëborës.
Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -8ºC deri në 03ºC dhe në zonat e ulëta nga -2ºC në 04ºC.
Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet e Shqipërisë por edhe në qytetet kryesore të botës.