Fotot e nxehta që qarkullojnë në rrjetet sociale nuk po ndihmojnë aspak në këto ditë korriku. E kthyer në modë, një mënyrë për të treguar trupin apo vendet e bukura që vizitojnë…
Cilado qoftë arsyeja vajzat e ekranit, gjithmonë e më shumë po tregojnë nga vetja në faqet e rrjeteve sociale.
Rozana Radi ka ekspozuar trupin e saj e veçanërisht gjoksin, teksa hedh një foto buzë detit, ndërkohë që nga pishina Dorina Mema, tregon të pasmet, si meritë e punës në fitnes.
Më artistike duket gjetja e Armina Mevlanit, e cila ka postuar në Instagram, një foto të publikuar në një nga revistat italiane.
Prisni, se ndoshta ka ende për të parë. Vera sapo ka nisur!