Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka thënë se ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka refuzuar të hynte në lojë kundër Tottenhamit.
Pas këtij refuzimi, ten Hag tha se duhet të ketë pasoja.
“ Është e rëndësishme për qëndrimin dhe mentalitetin e grupit. Detajet janë mes meje dhe Cristiano Ronaldos. Deklarata është gjithashtu e qartë. Cristiano mbetet një lojtar i rëndësishëm në skuadër”, është shprehur ten Hag, shkruan gazetari Fabrizio Romano, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ai tha se është përgjegjës për kulturën, pasi sipas tij, futbolli është sport ekipor.