Tenderi për Spitalin në Gjilan, arrestohet pronari i një kompanie nga Prishtina

Prishtinë | 22 Nën 2021 | 19:06 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar J.M., pronar i një kompanie në Prishtinë, nën dyshimet se ka kryer veprën penale keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik.

Hetimet lidhur me rastin sipas policisë ishin zhvilluar që nga fillimi i muajit tetor 2021, në lidhje me një tender në Spitalin e përgjithshëm në Gjilan.

Sipas policisë janë siguruar prova se operatori ekonomik në mënyrë të kundërligjshme dyshohet se shpallet fitues në shumën prej mbi 47.000 euro, duke manipuluar me dokumentacionin ofertues.

Gjatë kontrollimit të dokumentacionit ofertues, është parë se kompania e J.M. kishte aplikuar në tender me dokumentacion me përmbajtje të rreme, dhe e njëjta kishte përfunduar si operatori ekonomik fitues, thuhet në njoftim.

Në konsultim me Prokurorin kompetent të lëndës i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të ngjashme