Tendosjet në Ballkan, temë e takimit Vuçiq-Putin

Prishtinë | 01 Tet 2018 | 12:38 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, deklaroi sot se tendosjet në rritje në Ballkan do të jetë njëra nga temat e bisedimeve të ardhshme ndërmjet presidentit të Rusisë dhe Serbisë, Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq, edhe pse siç shtoi, vizita e presidentit serb nuk është direkt e ndërlidhur me këtë çështje.

“Takimi është planifikuar para disa muajve dhe sipas kësaj realizimi i tij nuk është i ndërlidhur me ngritjen e tensioneve në rajon”, tha Peskov në Moskë.

Vuçiq po qëndron për vizitë pune në Rusi dhe me Putin do të bisedojë nesër.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme