Një skenë e rëndë është parë në Wimbledon, gjatë raundit të dytë të turneut prestigjioz të tenisit.
Tenistja amerikane Mattek-Sands theu gjurin gjatë përballjes me Cristea.
Pasi ra në tokë, tenistja nisi të ulërinte nga dhembjet dhe kërkoi ndihmë disa herë, duke lënë të shokuar kundërshtaren e saj dhe publikun e pranishëm.