Edhe pas vendimit të marrë nga Ruci për përjashtimin e Spahos nga seanca, demokrati vazhdonte të qëndronte në foltore. Por, kryetari i Kuvendit ka kërkuar ndërhyrjen e Gardës për nxjerrjen jashtë të Spahos.
Rinisja e seancës plenare, pas përplasjes verbale Ruçi-Basha, opozita ka mbajtur të bllokuar foltoren e Kuvendit.
Duke i kujtuar nenin përkatës të rregullores, për zaptim të foltores për dy minuta, Ruci ka njoftuar përjashtimin e deputetit demokrat Edmond Spaho, i cili vazhdonte të qëndronte në foltore.
Ruci: Uluni poshtë, kur deputeti pengon zhvillimin e rregullt të seancës, zapton foltoren për më shumë se dy minuta kryetari i Kuvendit i tërheq vëmendjen dhe e paralajmëron për marrjen e masës për përjashtimin, jam në kushtet e plotësimit të kohës 2 minuta, uluni poshtë.
Nderkohe qe opozita nuk beri hap pas, duke qendruar aty, e po ashtu edhe Spaho, Ruci i njoftoi vendimin: Perjashtimi nga seanca sanksionohet me nje dite heqje te pages.
Tensionet ne Kuvend, Ruci- Bashes: Mos bej si halabak
Tensione në Kuvend, teksa kishte marrë fjalën deputeti demokrat Edmond Spaho. Nga foltorja Spaho nisi akuzat për ekstradimin e financiarit të Habiljave, por kryeparlamentari Ruci e ka paralajmëruar të vijojë sipas rendit të ditës, e më pas i ka ndërprerë fjalën.
Ndërkohë, Basha i është afruar foltores si reagim pas veprimit të Ruçit. I menjehershem ka qene reagimi i gardisteve.
Ruci ka dhene paralajmerim per Bashen, i cili i ka kerkuar Rucit te lejoje Spahon te vijoje me fjalen dhe te mos e nderprese. Basha i eshte drejtuar me tej Rucit me fjalet: Hajdut, kriminel!
Ruci, pasi e ka paralajemtuar edhe njehere, me pas ka shperthyer edhe ne fyerje: “Te paralajmeroj, mos bej si halabak, bej rolin e liderit te opozites, mos prek gardistet. Nderpritet seanca”.