Shefi i diplomacisë sllovene Karl Erjavec ka paralajmëruar se Lubjana do t’i dërgojë Zagrebit një notë proteste për shkak të incidentit në Gjirin e Piranit, transmeton Koha.net.
Siç përcjellin e mediet në rajon, për shkak të hyrjes së peshkatarëve kroatë dhe të ndërhyrjes së policisë kroate në pjesën e detit të cilin Kroacia e Sllovenia janë në kontest, nota diplomatike do të dërgohet sot e Zagrebit do t’i dorëzohet nesër.
Mediet kroate theksojnë se “pala sllovene e interpreton ngjarjen duke pohuar se incidenti ndodhi kur peshkatarët kroatë u futen deri në gjysmën e Gjirit, përkatësisht në rajonin që Lubjana e konsideron të vetin”.
“Mendoj se këto veprime tregojnë nervozizmin e madh në palën kroate“, ka thënë Erjavec.
Javën e kaluar, Gjykata e Arbitrazhit në Hagë ka shpall aktgjykimin me të cilin Sllovenisë i takojnë tri të katërtat e Gjirit të Piranit bashkë me korridorin drejt detit.
Të shtunën mediet kanë njoftuar se kishin ndodhur dy incidente për të cilat fajtore është pala kroate, ndërsa nga Zagrebi është kumtuar se anijet policore sllovene tri herë e kishin shkelur vijë kufitare detare ndërmjet dy vendeve.