“Tentim për ta sulmuar gjatë kohës së paraparë për shëtitje”, thuhet nga ShKK për të paraburgosurin Granit Plava

Prishtinë | 10 Dhj 2023 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt, tre të dyshuarit – Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla – janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës pas caktimit të masës së paraburgimit.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se tre të paraburgosurit nuk po qëndrojnë në të njëjtin burg dhe të njëjtit janë të shpërndarë në tri qendra korrektuese dhe për shkak të ndjeshmërisë së rastit kanë nivel të lartë sigurisë.

SHKK ka njoftuar se ndaj të paraburgosurit Granit Plava, ka pasur vetëm tentim për ta sulmuar gjatë kohës së paraparë për shëtitje.

Ndër të tjera, në njoftim thuhet se nuk ka pasur as tentim për vetëlëndim, e as për vetëvrasje, në momentin që është vërejtur se batanija është dëmtuar, stafi i ShKK-së ka reaguar me kohë.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës ka themeluar Komisionin Hetimor për të sqaruar të gjitha rrethanat lidhur me rastin dhe do të vazhdojë ta mbajë publikun e informuar”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme