Sot në Deçan raportohet një tentim vrasje, ku një person ka shtënë me armë zjarri drejt një tjetri në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, pranë një lokali.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se asnjë person nuk ka mbetur i lënduar.
Policia ka nisur hetimet.
“Sot rreth orës 15:00, Policia në stacionin policor në Deçan është njoftuar se në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka konfirmuar se një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër. I dyshuari është i njohur për policinë dhe dihet identiteti i tij, por ai është larguar nga vendi i ngjarjes. Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë kompetente për të hetuar rastin,” – ka deklaruar Gashi.