Një person ka deklaruar në Polici se është goditur nga një automjet (furgon) dhe më pas nga ai kishin dalë dy të tjerë të cilët e kanë goditur me shufra metalike, në Gjakovë.
Të dyshuarit ishin larguar nga vendi i ngjarjes, ka njoftuar PK në raportin 24 orësh.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, sipas mjekut gjendja e tij është stabile”, njofton policia, teksa shton se njësitet policore janë duke e hetuar rastin.