Një qytetar nga Mitrovica ka lajmëruar policinë se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri ën drejtim të tij
Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Mitrovicë, ku viktima ka bërë të ditur se persona të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
Gjatë ëkrkimit, policia bën të ditur se ka hasur në dy persona të dyshuar, ndërkaqë njëri prej tyre ka ikur dhe tjetri është arrestuar.
“Pas arrestimit të njërit prej të dyshuarve është gjetur vetura e dyshuar e mbyllur dhe është vërejtur që brenda në veturë është një armë zjarri (pistoletë) dhe dy maska. Automjeti është konfiskuar. Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thekson policia në raportin 24 orësh.