Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur dje rreth orës 14:25 në Podujevë.
Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Prishtinës, dyshohet se një persona kishte shtënë me armë zjarri nga një veturë me targa të huaj në lëvizje duke goditur një veturë tjetër me targa të Kosovës, ku brenda saj kishin qenë katër persona.
Nuk raportohet se ka të lënduar nga kjo ngjarje.
Njoftimi i Policisë Dje rreth orës 14:30 policia ka marrë informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë respektivisht në fshatin Lluzhan të Podujevës ka të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së informatës njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para gjurmuese dhe të këqyrjes së vendngjarjes kanë arritur të gjejnë një gëzhojë. Ndërkohë që është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes, është zgjeruar horizonti i punës hetimore për të identifikuar personin që ka shtënë me armë, nga vetura e tij në drejtim të veturës tjetër. Veprimet e shpejta hetimore të policisë kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit; A. T, 22 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe menjëherë pas kësaj policia ka organizuar një operacion bastisjeje në adresën e tij, me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar; Një revole të tipit ZORAKI, kalibrit 7.65 mm, si dhe, Dy copë fishek. Policia konform rekomandimit të prokurorit të shtetit, ndaj të dyshuarit i cili aktualisht është në arrati, ka iniciuar një hetim për vrasje në tentativë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve