Tentim vrasje në Prishtinë

Ilustrim
Prishtinë | 27 Pri 2021 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Një tentim vrasje ka ndodhur në rrugën ‘Zijah Shemsiu’ në Prishtinë, ku një burrë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, shkruan Gazeta Metro.

Gjatë ditës së djeshëm në kryeqytet, një burrë ka tentuar të vras një person tjetër duke e lënë të plagosur.

I plagosuri është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë, po ashtu nga i dyshuari është konfiskuar arma revole me njëzetë e tre (23) fishekë 9mm.

“Rr. Zijah Shemsiu, Prishtinë 26.04.2021 – 18:08. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, i cili ka mbetur i plagosur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë, po ashtu nga i dyshuari është konfiskuar arma revole me njëzetë e tre (23) fishekë 9mm. Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë. Me konsultim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme