Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që dyshohet se i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një linje të transportit të udhëtarëve, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj K-Shqiptarë.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa njësitet policore gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar pistoletën e cila dyshohet se është përdorur në rast. Me urdhër të prokurorit, pasi intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.