Një mashkull kosovar ka raportuar në Polici gjatë ditës së djeshme një tentim vrasje ndaj tij.
Viktima teksa ishte duke shkuar në pyll me disa të afërm është takuar me dy të dyshuar meshkuj kosovar ku njëri prej tyre kishe shtënë me armë drejt tij, por që nuk është qëlluar.
“Viti 26.04.2020-14:25. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa është shkuar nëpyll me disa të afërm është takuar me dy të dyshuarit meshkuj kosovar ku njëri prej tyre kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, por nuk është qëlluar. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur ndërsa në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti vazhdon të hetohet” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.