Tentohet devijimi i rrjedhës së “Erenik”-ut, banorët në protestë

Prishtinë | 13 Pri 2019 | 11:28 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Junikut fton në protestë të gjithë banorët, Shoqërinë Civile, Organizatat e dala nga lufta dhe bizneset që të kundërshtojnë vendimin e ministrisë së Mjedisit për devijimin e Lumit “Erenik”.


Njoftimi i plotë më poshtë:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Junikut dhe më gjerë, ftoheni të bëheni pjesë e protestës gjithë qytetare të organizuar nga Komuna e Junikut, Shoqëria Civile, Organizatat e dala nga lufta dhe Bizneset lokale, të Mërkurën, me datë: 17.04.2019 në ora: 11:00 përballë objektit të Komunës së Junikut, mbahet protestë kundër vendimeve të kundërligjshme të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe KRU “Gjakova”, të cilët jashtëligjshëm po tentojnë të devijojnë rrjedhën natyrore të Lumit “Erenik”, në kundërshtim me ligjin e Republikës së Kosovës dhe Konventat Ndërkombëtare për ujëra.

Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë protestë për të mbrojtur të drejtën dhe trashëgimin tonë natyrore.

Ta mbrojmë “Erenik”-un së bashku.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme