Tentohet eliminimi i Assad, mediat ruse: Në trupin e ish presidentit ka shenja helmimi

Prishtinë | 02 Jan 2025 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Bashar al Assad mund të jetë në mbrojtjen e regjimit të Vladimir Putin, por kjo nuk e ka shpëtuar nga një tentativë vrasjeje.

Sipas mediave ruse, presidenti i rrëzuar sirian është gjallë për mrekulli, pasi disa njerëz u përpoqën ta helmonin.

Atentati ndaj tij ndodhi të dielën dhe dyshohet të jetë drejtuar nga një ish-spiun i lartë i regjimit rus.

Lajmi nuk është konfirmuar nga burime zyrtare, por mediat ruse thonë se pas analizave, në trupin e Assad u gjetën shenja helmimi.

Ish-presidenti sirian shfaqi vështirësi në frymëmarrje dhe filloi të kollitej dhe kërkoi menjëherë ndihmë. Mjekët shkuan me urgjencë në apartamentin e tij në Moskë, dhe ia dolën ta shpëtonin.

Lajmi për atentatin e dështuar ndaj tij vjen në një kohë kur po qarkullojnë zëra se gruaja e tij, Asma al-Assad, po ka kërkuar divorcin dhe ka shprehur dëshirën për t’u zhvendosur në Britaninë e Madhe.

Por 49-vjeçarja, e lindur në Londër, nuk do të mund të kthehet në shtëpi pasi i ka skaduar afati i pasaportës.

Bashar al-Assad ka qenë nën mbrojtjen e të fortit të Kremlinit në Moskë që nga 8 dhjetori 2024./abcnews.al

Të ngjashme