Policia e Velipojës ka arrestuar një 19-vjeçar nga Lezha pasi akuzohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me forcë me një shtetase të mitur.
Arrestimi i Besim.M u bë pas kallëzimit që shtetasja me inicialet, A. K 15-vjeçe, banuese në Velipojë, ka bërë në polici.
E mitura ka deklaruar në polici se “shtetasi Besim M, ka tentuar të kryente me të marrëdhënie seksuale me forcë në plazhin e Velipojës”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhune me të mitur të moshës 14-18 vjeç” e mbetur në tentativë.