Tentoi të rrëmbente të miturën, arrestohet 42 vjeçari

Prishtinë | 28 Kor 2017 | 09:46 | Nga

Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçar pasi tentoi të rrëmbente një vajzë të mitur.

Ngjarja ka ndodhur në Bulqizë dhe shtetasi me inicialet Zafir.Gj ka tentuar të rrëmbente 16-vjeçaren me inicialet D.N. duke tentuar ta fuste atë me zorë në makinën e tij.

Mësohet se i arrestuari ka qenë në gjendje të dehur kur ka ngacmuar dhe tentuar të rrëmbente vajzën.

Kallëzimi në polici për ngjarjen e ka bërë vetë e mitura, e ndërsa 42-vjeçari do të gjykohet nën akuzën për “Vepra të turpshme me të mitur”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme