Tentojnë të dalin jashtë Kosovës me veturë zyrtare të Komunës së Zveçanit

Prishtinë | 12 Gus 2018 | 14:23 | Nga

Policia e Kosovës, përmes raportit të sotëm policor njofton se në vendkalimin kufitar Jarinjë në dalje të Republikës së Kosovës, janë ndaluar dy persona, një burrë dhe një grua, të dy serbë.

Policia thotë se me veturë zyrtare, pronë e Komunës së Zveçanit, kishin dashur të shkonin në Rashkë të Serbisë por të njëjtit nuk kishin pasur autorizim ta përdornin veturën jashtë shtetit të Kosovës.

Të dyshuarit nuk janë lejuar ta kalojnë kufirin me atë veturë dhe kështu janë kthyer mbrapa.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme